#rtvora #oranews
Rovena Dilo ka folur publikisht për një proces gjyqësor në të cilin është përfshirë ajo dhe familja e saj.
Gjatë intervistës në emisionin "Mos i fol Shoferit" në RTV Ora, këngëtarja tregoi se partitë politike janë bërë bashkë.
Rovena Dilo: Unë jam në një gjyq, në një gjyq shumë të padrejtë, jo më larg se një muaj përpara kryegjyqtari i treshes që kishte gjyqin tim u hoq nga vetingu, ai quhej Ilir Mustafai. Ai ishte nga ato gjykatës që ishte totalisht i blerë dhe i shitur, është tragjedi shumë e madhe të kesh përballë gjykatës që e dinë çfarë verdikti do japin nuk ke as ku të drejtohesh as ku të kërkosh ndihmë dhe të shikosh vjedhjen e pronës tënde, nënës tënde, të tezeve të tua, të kushërirave të tua të para të gjyshit tënd nga mafioz, nga trima, nga të fortë të politikës shqiptare që dihet se kush janë.
I them dhe emrat po të doni , emrat e atyre që gjoja e kanë blerë tokën, Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi. PD dhe PS janë bërë fort të dy bashkë dhe këta njerëz luftojnë kundër pronarëve të ligjshëm të familjes sime, ndëpërmjet një truku të shëmtuar. Gjyqi është shumë i thjeshtë që nëqoftëse nuk do të kisha ato përballë do kishte mbaruar tani. Iku Ilir Mustafai tani kemi një treshe tjetër tani janë tre gjygjtarë të tjerë. Unë shpresoj shumë që ato mos ç’nderojnë emrin e tyre, familjes së tyre, fëmijëve të tyre mos i lënë pengje dhe barra të tilla. Të fortët sot janë sot nuk janë, nesër nuk i dihet ku do jenë por pronarët shqiptarë që kanë qenë pronar, që kanë marrë gjëra atyre nuk duhet ti merret as jeta as prona, janë bërë shumë padrejtësi.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!