Detaje të reja janë bërë me dije nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, pak ditë më parë në Shëngjin. Një shtetas anglez, është marrë në verifikim për vrasjen e 50 vjecarit, pasi ai ka qenë i ulur brenda lokalit në momentin e ekzekutimit. Grupi i hetimit ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë informator i autorit, i cili ekzekutoi me 7 plumba Nikulajn.
Ajo cka shton dyshimet e grupit hetimor, se ky shtetas mund të jetë i përfshirë në ngjarje, është fakti se ai u ngrit nga lokali pas të shtënave dhe fakti tjetër që ai ka hyrë në territotin shqiptar më atë 14 prill dhe u largua me datë 19, disa orë pas ngjarjes.
Nga verfikimet e kryera nga policia, anglezi ka qëndruar për 5 ditë në një hotel rreth 1 km larg hotelit të viktimës. Grupi i hetimit, i cili prej tre ditësh ka nisur punën me kqyrjen e kamerave të sigurisë, gjithashtu do kontrollojë të gjitha levizjet e këtij personi, gjatë 5 ditëve qëndrimi në Shëngjin.
Në fokus, do jetë itinerari që ai ka përshkruar gjatë atyre 5 ditëve si dhe do shikohet nëse ai i është afruar lokalit të viktimës ditët përpara ngjarjes, apo ditën e ngjarjes, përpara se të ulej për të konsumuar kafe.
Pikërisht lëvizjet e tij, mund të cojnë grupin e hetimit në zbërthimin deri diku të ngjarjes. Punonjësit e hotelit, duke nisur nga recepsionistët e më gjërë, janë marrë në pyetje për shtetasin anglez.
Taksisti i cili e shoqëroi atë në aeroport, po ashtu është marrë në pyetje, por deri më tani nuk ka ndonjë element që mund të coi në akuza konkrete.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mëngjesin e 19 prillit në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafe.
Autori, një person i maskuar me skafandër motori, maskë anti covid dhe jelek fosforeshent, hyri qetësisht në ambientet e lokalit, përshëndeti shënjestrën, nxori armën nga brezi dhe qëlloi 7 herë drejt tij.
Nga 7 plumbat, vetëm 5 prej tyre prekën viktimën, ku më fatali ishte ai në ballë.
Top Neës dy ditë më parë siguroi dhe pamjet ekskluzive nga ekzekutim I llojit mafioz, ku i pranishëm ishte edhe vjehrri i viktimës.
Një nga pistat e hetimit është ajo e gjakmarrjes me fisin Palaj, të cilën policia e ka të shtrirë në tavolinën e hetimit.
Ndonëse kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja e rëndë, e cila tronditi për të disatën herë Shëngjin, pore dhe opinionin publik, policia nuk ka asnjë informacion për identitetin e autorit, e aq më tepër për vendndodhjen e tij.
Edhe pse nga një kamer sigurie, autorit i duken sytë, pasi nuk i kishte mbuluar me skadandër, si dhe dorën që përdori për hapjen e derës së lokalit dhe pë të qëlluar, e kishte pa dorezë, kjo sërish nuk ka cuar në identifikimin e tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
# ArdianNikulaj#Shëngjin#TopChannel
Ещё видео!