Lajme Arkiva 2008
400 familje në qytetin e Durrësit rrezikojnë të mbeten në errësirë të plotë si pasojë e mospagesës së energjisë elektrike.
Filiali i Korporatës Elektroenergjetike në këtë qytet u ka dhënë 72 orë afat që të shlyejnë debitet e prapambetura, në të kundërt do të ngrenë padi penale ndaj tyre dhe do të ndërpresin furnizimin me energji elektrike.
“Të fillohet të shlyhet debia. Në rast se në kufi të 72 orëve nuk ka një marrëveshje me ne, nuk kanë filluar të shlyejnë debinë me keqardhje, por të tërë ato njoftime do kalojnë në operative për padi civile pranë organeve kompetente. Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk është se jemi të këqij, por e vetmja alternativë është që personi që paguan, personi që nuk abuzon, personi që nuk vjedh s’ka pse të ketë penalitete apo kufizim energjie elektrike”.
Drejtuesit e sistemit të shpërndarjes në këtë qytet kanë paralajmëruar se masat shtrënguese po merren në kuadër të përgatitjeve për privatizimin e Korporatës.
“Jemi në prag të privatizimit, jemi operator i sistemit të shpërndarjes. Jemi një operator ekonomik. Çfarë mbledhim, blejmë fusim energji në rrjet”.
Në një aksion të fundit KESH ka ndërprerë 2 mijë lidhje të paligjshme, ndërkohë që drejtuesit lokalë premtojnë se edhe këtë sezon korporata do të sigurojë furnizim pa ndërprerje për zonën e plazhit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!