Hidh e prit...të tilla kanë qenë replikat mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidentit të këhsillit rus të sigurisë, njëkohësisht ish president i vendit, Dmitri Medvedev, mbi falimentimin e mundshëm të Rusisë. Von der Leyen tha se falimentimi është vetëm cështje kohe dhe e menjëhershme ishte përgjigjia e Moskës. “Falimentimi i Rusisë do të sillte falimentimin e Evropës”.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, Ursula von der Leyen shpjegon se sanksionet e perëndimit, cdo javë, hyjnë më thellë në ekonominë ruse. Eksportet drejt rusisë kanë rënë me 70 për qind. 700 avionë rusë kanë humbur licencën për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit dhe update-imit të softëareve. Qindra agjenci të mëdha dhe mijëra ekspertë po i kthejnë shpinën vendit – thotë ajo. E sipas parashikimeve, prodhimi i brendshëm bruto do të bjerë me 11 për qind. Falimentimi kombëtar i rusisë, sipas von der Leyen, është kështu vetëm cështje kohe. Me këtë luftë – thotë ajo – Putin po shkatërron edhe vendin e tij dhe të ardhmen e popullit të tij. Por, sipas Medvedev, sistemi financiar i Bashkimit Evropian nuk është shumë i qëndrueshëm dhe njerëzit po e humbasin besimin. Vec të tjerash, Bashkimi evropian duhet të presë një mirënjohje të fortë të qytetarëve të evropës për hiperinflacinin që nuk mund ti atribuohet të këqinjve rusë, për mungesën e shumë artikujve bazë në dyqane apo edhe për fluksin e refugjatëve që do të ndezë edhe një valë krimesh....
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Falimentimi#Rusia#TopChannel
Ещё видео!