Edhe në Durrës, policia ka kapur dy persona në kërkim ndërsa ka shoqëruar për verifikim disa persona të tjerë. Dy të kërkuarit janë Algert Koleci, 32 vjeç dhe një 17-vjeçar. Koleci në bashkëpunim me vëllain dhe babain e tij tentuan të vrasin një person në Armath të Manzës.
Kurse 17-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me Nikoll Perlleshin dhe babanë e tij Bibë Dedën të dy të arrestuar, kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup një 20-vjeçar nga Durrësi. Shumë persona të tjerë u kontrolluan dhe u verifikuan për armëmbajtje pa leje dhe për drogë. /abcnews.al
Ещё видео!