Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri thirrje Gjykatës Europiane të Drejtësisë të heqë pengesat e ngritura nga drejtësia italiane për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët.
“Të bëhet qartësim përfundimtar për çështjen që ka qenë subjekt i masave gjyqësore mbi bazën e shijeve ideologjike, që nëse do të mbështeteshin edhe nga Gjykata Europiane e Drejtësisë do të rrezikonin të dëmtonin edhe politikat e riatdhesimit të të gjitha vendeve anëtare. Kjo një perspektivë shqetësuese dhe e papranueshme që duhet të parandalohet me vendosmëri”, tha Meloni.
Thirrjen, Meloni e bëri gjatë fjalës së saj këtë të Martë në parlamentin italian, ku theksoi sërish se marrëveshja me Shqipërinë është zgjidhje inovative dhe është më e mira e mundshme për të shkurajuar dyndjen e emigrantëve nga Afrika drejt Italisë dhe vendeve të tjera europiane.
Gjykatës Europiane të Drejtësisë i është kërkuar nga Gjykata e Romës të japë opinionin nëse është apo jo e vlefshme lista e vendeve të sigurta të origjinës që u miratua nga qeveria italiane në muajin tetor, për t’i hapur rrugë sjelljes në Shqipëri të emigrantëve të cilëve u refuzohet azili në Itali.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!