Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Metën, firmën që zotëron Facebook dhe Instagram, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror. Komisioni Federal i Tregtisë tha gjithashtu se Metës duhet t'i ndalohet që të arkëtojë para përmes grumbullimit të të dhënave të fëmijëve.
“Pakujdesia e kompanisë ka vënë në rrezik përdoruesit e rinj dhe Facebook”, thuhet në raport. Meta u kundërpërgjigj, duke e quajtur lëvizjen e rregullatorit një "goditje politike" dhe e akuzoi për tejkalim të kompetencave.
Autoritetet amerikane thanë se kanë gjetur "disa boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebook" që paraqiste "rreziqe të konsiderueshme për përdoruesit". Përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u zbulua se lejoheshin të përfshiheshin në biseda me kontakte të pa verifikuara nga prindërit.
Rregullatori tha gjithashtu se Meta përcillte te palët e treta të dhënat personale të fëmijëve, edhe pasi premtoi se kjo nuk do të ndodhte më. Autoritetet kanë kërkuar që Metas t’i ndalohet lançimi i produkteve të reja.
Facebook reagoi duke e cilësuar goditje politike. Kompania tha se autoritetet kanë lejuar të njëjtat shkelje për TikTok, por jo për Facebook dhe Instagram.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#META#TopChannel
Ещё видео!