#reportTV #lajmeshqip #lajme Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithe natës edhe në juglindje të vendit. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë, sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.
Rreshjet me intestitet kanë qënë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vishtirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar.
Probleme ka në njësitë administrative. Dy njësi ajo e Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.
Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar.
Ещё видео!