Një vit ka zgjatur arratia e 27-vjeçarit Lulzim Spahia i akuzuar nga Prokuroria e Korçës për vrasje Fridman Xhaferraj në 2021 në bashkëpunim me Kristi Bixhekun të arrestuar më parë.
Trupi i pajetë i 25-vjeçarit Xhaferraj u gjet më 13 Qershor të vitit të kaluar në rezervuarin e Gjançit në Korçë.
Hetimet e zhvilluara në atë kohë zbuluan se viktima fillimisht ishte goditur me sende të forta e më pas ishte hedhur në rezervuar, aty ku u gjet dhe nga një banor i zonës. Shkak i vrasjes sipas prokurorisë u bë konflikti për prishjen e pazareve të drogës.
Krahas akuzës së vrasjes për 27-vjeçarin, Lulzim Spahia ishte lëshuar dhe një urdhër ndalimi nga prokuroria e Durrësit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Në momentin e arrestimit nga forcat ‘Shqiponjat’ në Tiranë, 27-vjeçarit Spahia iu gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!