Aleksandar Vucic njoftoi se do të përmbushë kërkesën që shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell paraqiti për Serbinë gjatë takimit trepalësh në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Për rreth tetë orë me radhë, Borrell takoi fillimisht ndarazi e pastaj së bashku dy liderët në një përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës dhe shmangien e një përshkallëzimi të ri të situatës në prag të fillimit të fazës së dytë të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Kryediplomati europian kërkoi nga Kosova që të pezullojë menjëherë veprimet e mëtejshme për riregjistrimin e makinave në veriun e Kosovës, dhe nga Serbia që të ndërpresë lëshimin e targave të makinave me shenjat e qyteteve të Kosovës përfshirë ato me shenjën KM. Teksa Kurti nuk e pranoi propozimin, Vucic tha se do të zbatojë atë që iu kërkua nga Borell.
Sa na përket neve Serbia do ta pranojë propozimin e Josep Borrell dhe nuk do të lëshojë më targa të reja, madje as nuk do të ripërtërijë targat në periudhën e ardhshme... Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë për detyrim të paguajnë gjobat për shkak të targave ilegale, ndërkohë që Beogradi do të zbatojë propozimin europian që të mos lëshojë më targa të paligjshme.
Borrell kishte deklaruar pas takimit se do të informonte vendet e Bashkimit Europian për veprimet e palëve dhe mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kritikoi atë për njëanshmëri pas takimit që përfundoi pa marrëveshje. Osmani shkroi në rrjetet sociale se rregulli i parë i cdo procesi ndërmjetësues është paanshmëria, por ajo që pamë nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AleksandarVucic#JosepBorell#TopChannelNews
Ещё видео!