Pa protokoll, por i vetëdijshëm për problematikat që çuan në protestën e studentëve, Kryeministri Edi Rama e komentoi këtë çështje edhe në emisionin "Xing me Ermalin", në Televizionin Klan, ku tha se ai do të vazhdojë të jetë në krah të atyre që duan zgjidhjen e problemeve në arsim.
"Janë mosbesues. Por në Janar ata do të shikojnë që nuk do të paguajnë pjesën e tarifës që kemi marrë përsipër ne, por do ta paguajë qeveria. Ashtu si kundër shumë gjëra të tjera janë vënë në vijë dhe do të bëhen. Ajo që ka shumë rëndësi është që një pjesë e tyre janë atje se i thotë doktoresha se i thotë Luli artisti, se e kam artist apo Kadri qorri si e ka ai. Ka lloj-lloj. E rëndësishme është që ne të bëjmë gjënë e drejtë dhe të duhur. Unë jam në protestë. Jam kundër një sistemi brenda Univeristetit që ka nevojë të tronditet rrënjësisht. Siç u tondit sistemi i drejtësisë duhet të tronditet edhe sistemi i Univerisitetit".
Gjatë emisionit nuk munguan edhe ngacmimet e batutat lidhur me shtëpinë e Kryeministrit Rama në Surrel.
Tv Klan
Ещё видео!