Studentët i janë rikthyer protestave para godinës së Ministrisë së Arsimit gjatë së mërkurës me 5 kërkesa të reja, pasi sipas tyre Pakti për Universitetin nuk i ka plotësuar këto kërkesa. Në shenjë revolte studentët hodhën sende të forta dhe flakadanë drejt godinës së ministrisë dhe u shprehen se nëse nuk marrin përgjigje pozitive do të përshkallëzojnë protestat e tyre.
I tillë ishte rikthimi i studentëve në protestë që pas fundit të muajit janar para Ministrisë së Arsimit. Edhe pse ishte thirrur një protestë kombëtare, të pranishëm ishin vetëm studentët e universiteteve të Tiranës me pankarta dhe flakadanë në duar.
Studentët gjatë së mërkurës kanë publikuar kërkesat e tyre zyrtare, ku spikasin edhe 5 kërkesa të reja në krahasim me ato të fundvitit:
-Rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë
-Arsim cilësor për të gjithë të rinjtë, duke i mundësuar mbështetjen financiare
-Rankimi i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore
-Rritja e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë
-Autonomi reale e IAL-ëve dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare
Ata pohuan se “Pakti për universitetin” nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre dhe se u rikthyen për të fituar të drejtat e tyre, duke i lënë qeverisë afat 24 orë kohë për t’u përgjigjur.
Protesta e parë e studentëve ka nisur në dhjetor të 2018 dhe zgjati deri në muajin janar. Studentët të revoltuar patën evidentuar kërkesat e tyre ose rrëzimin e qeverisë Rama. /ABC News Albania 24/7
Ещё видео!