Çështjet “Tahiri “ dhe “Xhafaj “ nuk janë kushte të Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë, Kristan Lange, tha ne Tirane se Gjermania sheh si problem korrupsionin dhe kerkon pershpejtimin e procesit te vettingut.
Çështja “Tahiri” nuk është një kusht i Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. E thote kete ne Tirane Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange.
Christian Lange Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “Nuk është e zakonshme që raste të veçanta të kthehen kusht për projekte europiane”.
Të njëjtin qëndrim zyrtari i lartë gjerman mbajti edhe për çështjen “Xhafaj”, teksa komentoi deklaratën e bërë nga nr dy i kancelares Merkel, në CDU/CSU, Johan David Vadeful, i cili u shpreh pak dite me pare se Ministri i Brendshëm i Shqiperise është në konflikt interesi.
Christian Lange Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “E kam dëgjuar deklaratën e kolegut Vadephul dhe mund t’u them se Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrime për politikat e brendshme të shteteve. Dhe kjo gjë më ka surprizuar.”
Shqetësim për të në Shqipëri vijon të mbetet korrupsioni. Si dëshmi të këtij fenomeni solli shqetesimin e disa investitoreve te vendit te tij qe operojne ne Shqiperi.
Christian Lange Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje se problemi kryesor që kanë është korrupsioni. Korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor, që është baza për sistemin e drejtësisë dhe për një proces të ndershëm”.
Ndaj dhe vazhdimin e zbatimit të vetingut e quan shumë i rëndësishëm e kërkon një tjetër ritëm.
“Ky proces jo vetëm duhet të vijojë por edhe duhet përshpejtuar”
Gjermania ende nuk ka një vendim lidhur me Shqipërinë, por për zyrtarin e lartë gjerman, reforma në drejtësi do të jetë kyçe në vendimmarrjen për hapjen e negociatave. /abcnews.al
Ещё видео!