Edhe pse bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë tregojnë shenja premtuese, krerët ushtarakë iranianë po përdorin një retorikë agresive për të penguar sulmet e SHBA-në dhe aleatëve te saj ndaj infrastrukturës nukleare të vendit. Raundi i tetë i bisedimeve të ripërtëritjes së atij që njihet si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës iVeprimit (JCPOA) nisi këtë javë në Austri.
Raundi i shtatë përfundoi me zhgënjimin e SHBA-së dhe Europës dhe paralajmërimet se dritarja për arritjen e nje zgjidhjeje diplomatike, joushtarake ndaj kapaciteteve bërthamore në rritje të Iranit, po mbyllej.Mes raporteve se SHBA-ja ka diskutuar mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj Iranit dhe me kërcënimeve te vazhdueshme izraelite për të bërë të njëjtën gjë, zyrtarët e lartë ushtarakë iranianë lëshuan paralajmerime te qartë sipas te cilave veprimi i armikut mund të nxisë një konflikt të përgjakshëm dhe të kushtueshëm rajonal.
Gjeneralmajor Gholam Ali Rashid, komandanti i shtabit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Khatam al-Anbia, u tha gazetarëve se stërvitjet e fundit dhe ato të ardhshme të këtij grupi, duhet të shërbejnë si paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë të sulmojnë Iranin."Ne duam që armiku të mos testojë vullnetin dhe fuqinë tonë sepse nuk do të jetë në gjendje të përballojë kostot e një konfrontimi masiv dhe të gjithanshëm," u shpreh komandanti, i cituar nga agjensia e lajmeve Fars. "Armiku, bën mirë ta besojë fuqinë e Republikës Islamike të Iranit”, shtoi ai.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!