[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Është shoqëruar me tensione prishja e objekteve pa leje nga ana e IKMT në plazhin e Velipojës.
Pronarët e bizneseve kundërshtuan ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke mos lejuar shembjen e ndërtesave, me argumentin se nuk ka një kërkesë me shkrim nga ana e autoriteteve kompetente.
Në mbështetje të bizneseve dhe pse pa leje, ishte dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi që prishja e godinave të bëhet në një moment të dytë.
VOLTANA ADEMI
KRYEBASHKIAKE E SHKODRES
“Nëse do kishte një vendim për prishje të bëhej në shtator. Unë do përballem me ministrin, me IKMT, do të bëj ankesën time pranë autoriteteve ndërkombëtare. Të gjithë që paraqiten për të prishur duhet të shpjegoj edhe ligjin. Kur ka një vendim të IMT është bashkia Shkodër që jep urdhrin.
Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër.”Në plazhin e Velipojës janë planifikuar për t’u shembur 27 objekte.
Por deri më tani IKMT ka prishur vetëm 1 lokal druri, ndërsa 2 subjekte të tjera po prishen nga vet pronarët.
Ndërkohë aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje është planifikuar që të shtrihet përgjatë gjithë vijës bregdetare.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!