Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez sulmoi të mërkurën miliarderin Elon Musk duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën evropiane dhe për minimin e demokracisë. “E djathta ekstreme ndërkombëtare që ne e kundërshtojmë në Spanjë prej vitesh, e mbështetur në këtë rast nga njeriu më i pasur në planet, po sulmon hapur institucionet tona, po nxit urrejtje dhe mbështet hapur trashëgimtarët e nazizmit në Gjermani”, tha Sanchez për Musk pa e përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e tij. Sanchez foli në Madrid, në një ceremoni të zhvilluar në 50 vjetorin e vdekjes së diktatorit Francisco Franco. Musk, i cili do të shërbejë nën presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, si këshilltar i jashtëm i ngarkuar me modernizimin e qeverisë, u përfshi edhe në politikën spanjolle të dielën duke komentuar në X një artikull që thoshte se dënimet për përdhunim në rajonin verilindor të Spanjës, Katalonjë, ishin dhënë kryesisht për të huajt.
Kryeministri Sanchez tha se demokracia është e brishtë dhe po përballet tani me një kërcënim ekzistencial. "Nëse historia na ka mësuar diçka, ajo është se liria nuk kufizohet kurrë përgjithmonë," tha ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ElonMusk#Spanje
Ещё видео!