Disa diplomatë amerikanë kanë mbërritur në Damask të premten për të biseduar me liderët e rinj të Sirisë dhe për të kërkuar të dhëna për vendndodhjen e gazetarit të zhdukur amerikan, Austin Tice. Kjo është vizita e parë e zyrtarëve amerikanë në Siri që nga rënia e presidentit Bashar al-Assad javë më parë. Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, ish-i dërguari i posaçëm për Sirinë, Daniel Rubinstein, dhe i dërguari kryesor i administratës Biden për negociatat për pengjet, Roger Carstens, vizituan Sirinë për bisedime me udhëheqësit e përkohshëm sirianë, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit të premten në mëngjes. Kjo është vizita e parë zyrtare e diplomatëve amerikanë në Siri pas më shumë se një dekade, që nga mbyllja e Ambasadës amerikane në Damask në vitin 2012. “Ata do të angazhohen drejtpërdrejt me popullin sirian, duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, anëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe zëra të tjerë sirianë për të biseduar për vizionin e tyre për të ardhmen e vendit të tyre dhe për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin”, tha Departamenti i Shtetit. Në krye të agjendës së tyre do të jetë mbledhja e të dhënave për gazetarin amerikan Austin Tice, i cili u zhduk në Siri në vitin 2012. Gjithashtu, ata do të theksojnë se parimet e gjithëpërfshirjes, mbrojtja e pakicave dhe heqja dorë terrorizmi dhe armët kimike, janë vendimtare për çdo mbështetje amerikane për Qeverinë e re siriane. Tice, i cili ka punuar për media si The Ëashington Post, u zhduk në një pikë kontrolli, në një zonë të kontestuar në perëndim të Damaskut, kur lufta civile në Siri po përshkallëzohej. Një video e publikuar disa javë pas zhdukjes së tij shfaqte Ticen me sy të lidhur, i mbajtur nga burra të armatosur, që thoshte: “O, Jezus”. Që nga atëherë nuk është dëgjuar më prej tij. SHBA nuk ka prani diplomatike zyrtare në Siri që nga viti 2012, kur pezulloi punën e Ambasadës në Damask gjatë luftës civile në vend, megjithëse ka vendosur trupa ushtarake në disa pjesë të Sirisë në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik. Vizita e diplomatëve në Damask nuk do të rezultojë në rihapjen e menjëhershme të Ambasadës amerikane.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Siri
Ещё видео!