Pushtim i mundshëm rus mbi Ukrainë nuk është më një qëndrim teorik, por një fakt, që bazuar në çfarë është deklaruar nga Rusia bëhet edhe më i mundshëm. Por, si mund ta ndryshonte këtë marrëdhënie “Nord Stream 2”? Ky projekt është një zgjerim i gazsjellësit origjinal “Nord Stream”, që përfundoi në vitin 2011 dhe që transporton gaz natyror nga Rusia Veriperëndimore përmes Detit Baltik direkt në Gjermani.
“Nord Stream 2”u miratua nga qeveria gjermane në vitin 2018, dhe ndërtimi i tij përfundoi në shtatorin e vitit 2021. Por vënia e tij në punë është përballur me vonesa nga entet rregullatoresi dhe nga tensionet në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë. Në rast se miratohet, ky gazsjellës do të lejojë që më shumë eksporte ruse të gazit natyror drejt Gjermanisë të anashkalojnë Ukrainën dhe vendet e tjera tranzite. Ky projekt ka qenë që në fillim shumë i diskutueshëm. Kritikët, përfshirë Uashingtonin, kanë paralajmëruar se ai do t’i japë Moskës më shumë ndikim mbi vendet evropiane, dhe do të thellojë potencialisht ndarjet politike në kontinent mbi mënyrën se si duhet reaguar ndaj agresionit rus.
Ndërkohë, vendet e Evropës Lindore si Polonia dhe Ukraina, janë shumë të shqetësuara për shkak se “Nord Stream 2” do t’i privojë ato nga miliarda dollarë që merrnin në formën e tarifave vjetore të tranzitit, dhe se ai do t’i lërë akoma më shumë në mëshirën e Rusisë.
Për shumë analistë, këto rreziqe u përforcuan sërish në fundin e vitit 2021, kur Rusia pezulloi furnizimin shtesë edhe pse kishte një rritjeje të kërkesës për energji. Rezultati ishte trefishimi i çmimeve dhe kërcënimet e mungesës në të gjithë Evropën. Për Francën, ai episodi konfirmoi se ishte e drejtë mbështetja e saj tek energjia bërthamore.
Çfarë do të ndodhë më pas?Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë, janë shumë të shqetësuar mbi skenarin e ndërprerjes së madhe të furnizimeve energjetike, në rastin e një pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës. Qeveria gjermane ka thënë se nëse ndodh ky sulm, mund ta anulojë plotësisht “Nord Stream”.
Megjithatë, një veprim i tillë do të përbënte një sfidë të madhe:si të garantohet furnizimi i Evropës me karburant, duke e ndëshkuar në të njëjtën kohë Rusinë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka premtuar t’i shkaktojë “kosto të rënda” Rusisë në rast se pushton Ukrainën, duke përfshirë përjashtimin e bankave ruse nga sistemi financiar global.
Por nëse Putin do t`i përgjigjet me ndërprerjen e furnizimit me gaz, kjo mund të rrisë akoma më tej çmimet e energjisë, të rrisë inflacionin, dhe të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike të Evropës. Prandaj aktualisht po bëhen përpjekje për të mbështetur nevojat evropiane për energji.
Evropa ka një rezervë strategjike për vetëm rreth 1 muaj, të cilën mund ta përdorë në rast urgjence. Për më tepër, ekziston një kërkesë e mjaftueshme për rreth 9 javë që zakonisht përballohet nga furnitorët tregtarë, ndërkohë Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje për të grumbulluar furnizime shtesë të gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Skenarët#SHBA#BE#TopChannel
Ещё видео!