Lajme Arkiva 2009
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetaret, komentoi protestën e opozitës, duke thënë se policia e shtetit mbetet e angazhuar për te garantuar te drejtën e protestës, por duke paralajmëruar se ne rastet e dhunës apo aktivizimit te elementeve kriminale ajo do te veproje me forcën e ligjit.
Lulzim Basha: “Policia e shtetit ka garantuar dhe do të vazhdojë të garantojë në mënyrën më të plotë të drejtat kushtetuese te çdo qytetari dhe çdo force politike për protesta paqësore. Dhuna dhe thirrjet për dhune do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do te tolerohet, ndaj bej thirrje që te shkurajohet dhe te hiqet dore nga aktivizimi i këtij elementi kriminal, përndryshe pa asnjë pikë hezitimi mbi ta do te bjere dora e rëndë e ligjit.”
Këtë deklaratë ministri Basha e bëri ne qendrën e formimit policor, pas një ceremonie dhurimi të disa pajisjeve për trajnime mbi taktikat mbrojtëse të programit, ICITAP, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan, John Uidhers.
Ne këtë ceremoni ai paralajmëroi një fazë të re të luftës së Policisë së Shtetit kundër mafias dhe krimit të organizuar.
Lulzim Basha: “Ligji “Antimafia” dhe ligji për konfiskimin e pasurive janë mjete të tjera ligjore në luftën e pashtershme të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. Një fazë e re ka nisur në luftën kundër mafias. Kjo luftë do të fitohet nga Policia e Shtetit. Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në javët dhe muajt e ardhshëm, ne do të intensifikojmë goditjen ndaj krimit të organizuar duke shënuar nivelet më të larta të kësaj lufte”.
Pajisjet, si kostume taktike, pistoleta mësimore, thika e shkopinj mësimore, dyshekë të palosshëm, mburoja etj, iu dhuruan Qendrës së Formimit Policor.
Ministri Basha theksoi se përvoja amerikane qe po fiton Policia e Shtetit është një nga praktikat më të mira ndërkombëtare të shërbimit policor.
Ai tha se avancimi i policisë shqiptare drejt standardeve euroatlantike është një meritë e padiskutueshme e kontributit euroatlantik, e në këtë rast qeverisë së SHBA, për pajisjen e policisë me mjete dhe sisteme bashkëkohore dhe trajnimin me metodat më të përparuara të policimit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!