Kryeministri Edi Rama përmes një postimi të bërë në Facebook, ka publikuar pamje nga lagja e re në Bubq, e cila pritet të përfundojë në vjeshtë.
Kreu i qeverisë shumë shpesh bën publike pamje nga lagje apo shtëpi individuale, të cilat po ndërtohen që pas shkatërrimit të tyre nga tërmeti I fuqishëm I 26 nëntorit.
Lagja e re në Bubq, do të përmbajë 7 pallate dhe 78 shtëpi individuale, në të cilat do të akomodohen familjarët të cilët kanë mbetur pa banesa që prej muajit nëntor.
“Bubq – Vijon puna për qendrën e re urbane e cila do të jetë gati në vjeshtë, me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën dhe qendrën administrative”, shkruan Rama në postim.
Tërmeti i 26 nëntorit përvec dëmeve të shumta materiale, ku shkatrroi dhe rrënoi qindra banesa individuale, pallate dhe biznese, mori jetën e 51 personave dhe lëndoi mbi 3000 të tjerë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bubq#TopChannel
Ещё видео!