Sindikata e pedagogëve ka lajmëruar se më datë 14 tetor në orën 11:00 tek Universiteti i Arteve do të mbahet një tjetër protestë, kësaj here në formën e një forumi ku do të diskutohet me studentët dhe anëtarët e senatit për të dalë në një konkluzion përfundimtar në lidhje me kërkesat dhe bojkotin e vitit të ri akademik.
Deri tani është nëfuqi vendimi që nuk do të hyjmë në auditor më datë 17. Nuk ka pasur negociata, mendoj që gjatë kësaj javë t’I japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata.
Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi deklaron se rritja e pagave me 8% që qeveria ka propozuar që ta paguajnë universitetet, në fakt duhet t’u kthehet studentëve në shërbime.
Ata janë lekët e tyre dhe duhet t’u mbeten atyre, t’u kthehen në shërbime
Kovaçi tha se nuk do të ketë negociata as nëse 15% do të paguhet totalisht nga buxheti I shtetit.
E kemi thënë dhe do e themi, nuk bëjmë negociata me kërkesat tona. Ato qëndrojnë.
Duke folur edhe për vendimin e Ministrisë së Arsimit që leksionet të bëhen të detyrueshme, pedagogët thanë se nuk e shohin si një vendim tendencioz nga ana e Ministrisë dhe është mirë që vetë universitetet të vendosin për orët mësimore në bazë të rëndësisë që ato kanë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pedagogët#Refuzimi
Ещё видео!