Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Pas samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Olaf Scholz, kryetarja e KE, Ursula von Der Leyen dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij kancelari gjermani përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e marrëveshjeve mes tyre. Scholz shprehu mbështetjen e Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për krizën energjitike.
“Tregohet serioziteti i 6 vendeve për vlerat e Ballkanit Perëndimor. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve. Sa i përket energjisë, një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030.Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështëtim me çdo kusht përballimin me krizën e energjtike.
Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjthë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi.
Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe komisioni evropian.’ - tha Scholz
Ещё видео!