Fatalitetet nuk kanë munguar edhe këtë sezon turistik në Shëngjin, ndaj pushuesit kanë populluar plazhet ku ka vrojtues. Robert Neçaj, zëvendës President i Federatës së Vrojtuesve tha se këtë vit plazhet janë më të sigurta.
Aktualisht në bregdetin e Shëngjinit vendet më të populluara janë ato ku të pranishëm janë edhe vrojtuesit, pasi përveç pushimit, siguria dhe mirëqenia e tyre mbetet primare.
Megjithatë nuk janë të paktë në numër ata të cilët sigurinë në plazhe nuk e shohin në nivelet e duhura.
Robert Neçaj, zëvendës President i Federatës së Vrojtuesve tha se në krahasim me vitet e kaluara ka një rritje të numrit të të rinjve të cilët duan të punësohen dhe të shpëtojnë jetë.
Në Shëngjin dhe Tale që nga fillimi i sezonit turistik tre pushues kanë humbur jetën nga të cilët dy si pasoje e infarktit, dhe një nga mbytja në det.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!