Java e fundit ka deshmuar nje rritje te ndjeshme te infektimeve covid dhe paralelisht kjo ka rritur edhe numrin e urgjencave dhe shtrimeve spitalore me mesatarisht 2 raste ditore, shifer kjo qe fatmiresisht mbetet e ulet krahasuar me infektimet qe kapercejne 800-900 raste ditore. Tabloja e re qe eshte krijuar dhe qe dukshem ka lidhje me perhapjen e gjere te omicron BA4 e BA5 ne te gjithe Europen, edhe pse tek ne zbulohet me 2 muaj vonese, mbart nje te fakt teper te rendesishem qe MSH po mundohet ta fshehe qellimisht me heshtje apo me deklarata te rreme si ajo e sotmja e shefes se Infektivit Najada Como. Kreu i infektivit deklaroi se ne mesin e te shtruarve ka te vaksinuar me nje doze dhe se moskryerja e vaksinimit te plote ka ulur imunitetin perballe varianteve Omicron qe po dominojne momentalisht pandemine globale. Por e verteta eshte kryekeput ndyshe. Burime te sigurta nga Covid 3 informojne se shumica e te shtruarve i kane kryer dy doza te vaksinave te aplikuara ne Shqiperi dhe imuniteti vaksinal ka qene i paefektshem perballe Omicron. Pra "komiteti" e MSH po genjejne hapur mbi situaten ne spitalin e vetem covid dhe njeherazi permes genjeshtres qe e kane bere rruge gjate gjithe periudhes se pandemise, ftojne shqiptaret te bejne dozat perforcuese te vaksines anticovid qe ndodhet ne gjendje e magazinuar prej 1 viti. Kujtojme se vaksinimi ditor ka rene prej muajsh ne rreth 1000 doza ditore c'ka nenkupton se nje pjese e madhe e vaksinave te porosituara jane nga partia e importuar ne 2021. Pra eshte lehtesisht e kuptueshme se vaksinat jane ato te gjenerates se pare qe u krijuan bazuar ne virusin fillestar te Wuhan-it dhe jo te gjenerates se re te vaksinave te modeluara bazuar ne variantin qarkullues Omicron. Nderkohe te gjitha studimet e realizuara pas zbulimit te varianteve BA4 dhe BA5, dhe ekspertet me te njohur ne bote pranojne nje zeri se te dy variantet Omicron e kapercejne mbrojtjen imunitare qe krijon vaksina e vjeter qe diponon me shumice Shqiperia. Kjo sipas eksperteve po shihet qarte ne numrat e infektimeve dhe shtrimeve te rritura frikshem gjate qersjorit si ne Britani, USA, Gjermani, dhe ne shume shtete te tjera te Europes ku niveli i vaksinimit me dy e 3 doza shkon deri ne mbi 80%. Pra duhen vaksina te reja po ku ti cojme te vjetrat qe kane kushtuar dhjetra miliona euro? Po kulmi qendron se qeveria ka kontraktuar 1.5 milion doza te tjera pfizer ne dhjetor 2021 qe jane po te njejtes parti te vjeter vaksinash pasi jane kontraktuar para se te dilte ne skene omicron. Rezultati, miliona euro te cuara dem serisht dhe askush nuk duket se do mbaje pergjegjesi a thua se qellimi i qeverise shqiptare eshte si te pastroje magazinat e Pfizer nga kontigjenti i vaksinave te vjetra ndersa vete pfizer ka zhvilluar gjate 2021 vaksina te reja ndaj varianteve alfa apo delta dhe omicron po asnjera prej tyre nuk rezulton te kete ardhur tek ne. Nese qeveria do kishte degjuar ekspertet e vertete minimalisht nuk do kishte nensnkruar kontraten e dyte me Pfizer per te njejten vaksine fillestare qe sipas eksperteve ne europe e me gjere nuk ka efekt perballe onicron BA,4 dhe BA,5.
Ещё видео!