#oranews #bkh #spak
Kontrollet në kontenierët me banane për lëndë narkotike kanë rinisur sërish ditën e sotme në Portin e Durrësit.
Gazetari i Ora News Mark Brunga informon se BKH-ja, struktura të SPAK, forcat e policisë së kufirit dhe doganës si dhe autoritetet portuale të Durrës kanë filluar kontrollet që në orët e para të mëngjesit.
Kontrollet po bëhen jo vetëm me skaner, por dhe fizikisht e me qen antidrogë. Megjithatë deri më tani nuk ka të dhëna të jetë gjendur ndonjë sasi droge.
Edhe më 6 nëntor 2022 u zhvilluan kontrolle në kontenierët me banane të kompanisë Bana King.
Kontrolli i parë erdhi pas kapjes së 35.5 kg kokainë me 3 nëntor, në ngarkesën me banane, teksa policia kishte dyshime se një pjesë e ngarkesës së drogës mungonte.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!