Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Që prej mesditës së djeshme deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në rrugën e Arbrit u ndalua totalisht. Kjo për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrize të Xibrit në Bashkinë e Klosit. Qindra metra kub dhera mbuluan rrugën në një gjatësi prej më shumë se 50 metrash, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në të dy anët e lëvizjes.Është dashur një punë prej më shumë se 20 orësh që dy mjete të vensosura në dispozicion të largonin dheun e rënë në asfalt. Megjithëse rruga u hap me një sens lëvizjeje, dheu vijon të zbresë poshtë, duke rrezikuar jo vetëm bllokim të qarkullimit, por edhe të zërë mjetet teksa kalojnë në këtë pjesë rruge.
Ещё видео!