[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kumanovë mbizotëron qetësia. Banoret e kthyer tashme ne lagjen e trimave, shohin si spektatorë, pasojat e aksionit të njësive speciale, që i kanë lënë në qiell të hapur. Ata janë ne pritje te grupeve te punës te Komisionit te Vlerësimit qe qeveria ngriti për te kompensuar demet e shkaktuara nga aksioni policor.Ndërsa Kumanova ofron këtë panorame, ne Tetove përfaqësitë diplomatike në Maqedoni mbajnë një takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Të pranishëm në këtë tryezë janë 6 ambasadore, mes të cilëve ai amerikan Xhes Bejli dhe, ai britanik Çarls Garet. Sikurse është bere me dije diplomatet e lartë kane përsëritur mesazhin për hetim transparent dhe zbardhje të luftimeve ne Kumanovë. Ngjarja e Kumanovës dhe tensionet politike ne Maqedoni kane nxitur lëvizjen qytetare ne Shkup të mbaje një protestë para selisë së qeverisë. Tubimi do të organizohet nga lëvizja qytetare “Protestoj”, organizatorët e së cilës kanë njoftuar se demonstruesit do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Gruevksi. Përpara godinës së kabinetit qeveritar pritet të formohet një kordon policor për të mos lejuar afrimin e qytetareve në ambientet e kryeministrisë.
Ещё видео!