Si pjesë e kategorisë më të rrezikuar për shkak të moshës 78-vjeç, presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden iu injektua të Hënën vaksina e firmave Pfizer/BioNtech, e para që mori dritën e gjelbër nga Administrata e Barnave FDA.
“E bëj këtë për të treguar gjithashtu që njerëzit duhet të jenë të përgatitur për të marrë vaksinën. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Pres po ashtu të marr edhe dozën e dytë”.
Nga qendra shëndetësore e Newark, në Delaware ku jeton me familjen, Biden shprehu një falenderim të veçantë për administratën aktuale në krye të të cilës është Donald Trump, që arriti në një kohë rekord të nxjerrë vaksinën që i jep njerëzimit një shpresë të madhe.
Po të Hënën, në Shtetet e Bashkuara nisi nga përdorimi për injektim edhe vaksina tjetër Moderna që mori autorizimin për përdorim urgjent të Shtunën. E para që mori dozën e Modernës ishte një infermiere në New York që e kishte kaluar një herë infektimin me Covid-19.
“Kjo vaksinë është shpresë. E kam kaluar një herë infeksionin. U sëmura shumë keq dhe mendoja se nuk do ia dilja dot. Nëse sëmurem sërish nuk do ia dal dot më, prandaj po e bëj këtë vaksinë”.
Të Hënën, Agjencia Europiane e Barnave EMA autorizoi për përdorim urgjent vaksinën Pfizer/BioNtech, ndërsa vaksinimi në gjithë vendet e unionit do të nisë më 27 Dhjetor.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!