#oranews
Bëhet me dije se njëri prej tyre është shtetasi Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgio Lekou, i shpallur në kërkim për vrasjen për vrasje të dyfishtë në Elbasan.
Më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.
Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave, dhe pikërisht për këtë arsye vrau babë e bir në Elbasan.
Shtetasi i ekstraduar nga Greqia, i akuzuar për ekzekutimin e 2 shtetasve (babë e bir), në Elbasan, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi i ekstraduar nga Franca, i dënuar me 5 vjet burgim, për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave.
Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin ku ata duhet të kryejnë dënimin, janë kapur në Greqi dhe në Francë dhe janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!