Gjykata Kushtetuese është plotësuar tashmë me 9 anëtarë me mandate të plota, teksa Gjykata e Lartë zgjodhi Holta Zacajn.
Gjykata e Lartë zhvilloi këtë të hënë procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Holta Zacaj zëvëndëson në këtë pozicion Vitore Tushen, të cilës i përfundoi mandati.
Me përfundimin e mandatit të Tushës mbetet bosh dhe roli I kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, vetë kjo gjykatë njoftoi në faqen zyrtare hapjen e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.
Tusha u emërua në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2008 dhe është një nga gjyqtaret që ka patur nën ngarkim çështje me ndjeshmëri të lartë publike, të tilla si marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, dhe u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të Vettingut.
Ccështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.
Në nëntor të vitit 1995, Tusha ishte gjyqtarja që rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.
Vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë i njoftohet Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kushtetuesja#Procedurat
Ещё видео!