#oranews #intervista #meloni #avokatja #gjykataromes #ionelabajrami
Vendimi i Gjykatës së Romës, që është dhe institucioni përgjegjës për çështjet ligjore të emigracionit në Itali, i cili vendosi që të sjellë në Itali e emigrantët e parkuar në Gjadër të Lezhës, duket se ka ndezur arenën politike në vendin fqinj. Për të kuptuar më shumë arsyet dhe pasojat e këtij vendimi e ftuar në një intervistë për “Ora News”, avokatja shqiptare në Firence Lionela Bajrami, u shpreh se tashmë pakti me kryeministrin Edi Rama Ramës e ka futur në një krizë të thellë qeverinë “Meloni”.
“Kryeministrja ka thirrur të hënën një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar për të vlerësuar një amendim apo projektligj mbi vendimin e Gjykatës së Romës.
Me siguri nga ana e Ekzekutivit, ky vendim i gjykatës ka shkaktuar dhe këtë reagim të fortë të qeverisë, të cilët kanë paralajmëruar gjithashtu padi penale dhe duke bërë rekurs në gjykatë. Dhe e njëjtë ka qenë përgjigja e opozitës, e cila ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë “Meloni”, që kanë të bëjnë si me formën e hartmit të këtij projekti, por edhe nga aspekti ekonomik, pasi janë shpenzuar mbi 800 milionë euro për kampin e Gjadri dhe kështu që normalisht opozita ka përfituar nga kjo situatë e re, duke akuzuar për shpërdorim të parave publike.
Sa i përket të drejtave të emigrantëve të sjellë në Shqipëri, atyre iu është mohuar e drejta e kërkimi të azilit politik, dhe në më pak se 48 orë ju garantoj se asnjëherë nuk ka ndodhur që kërkesa për azil të shqyrtohet në vetëm dy ditë. Nga ana legale këta emigrantë në rast refuzimit të kërkesës për azil kanë të drejtë të bëjnë rekurs pranë gjykatës kompetente. Bëhet fjalë për një shtet demokratik ku të drejtat e qytetarëve vendas ao të huaj as nuk mendohet të cenohen dhe nuk mund të lihet në dorë të Qeverisë zbatimi i drejtave të njeriut”, u shpreh avokatja shqiptare në Firence, Lionela Bajrami.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!