#oranews
Pesë punonjës të komisariatit të Maliqit janë arrestuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Korçë, pasi kanë lejuar në mënyrë të përsëritur disa subjekte private për prerjen e pyjeve në zonën territoriale që mbulohen nga komisariati i Maliqit.
Policët e arrestuar janë Marios Kapllanaj, Filllon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Çekiçi.
Ndërsa dy punonjës të tjerë të komisariatit Maliq si Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose, janë pezulluar nga detyra deri në periudhën e përfundimit të procesit hetimor dhe gjyqësor.
Operacioni për ndalimin e 5 punonjësve është kryer nga drejtues të SHÇBA në Korçë dhe prokurori i çështjes Gentian Stoja, të cilët pas disa muaj ndjekje kanë konstatuar veprimet arbitrare të punonjësve tëg policisë së Maliqit.
Të shtatë punonjësit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë pritet që në ditët në vijim 7 policët të dalin para gjyqtares Sonjela Voskopi, për tu njohur me masat e sigurisë “arrest në burg” dhe “pezullim nga detyra”.
Në Vlorë
Ndërkohë gjykata e Vlorës rikonfirmoi vijimin e hetimit në gjendje të lirë për 4 efektivë të policisë në Himarë që u akuzuan për kultivimin e bimëve narkotike në fshatrat e jugut.
Arjan Tase, Artur Veshaj, Ilir Kadena, e Alem Llanaj, mbeten me masën e sigurisë detyrim paraqitje, ashtu siç kishte kërkuar edhe Prokuroria.
Një efektiv i policisë ndërkohë ndodhet në qeli dhe një tjetër në kërkim.
Gjykata liroi me detyrim paraqitje 4 kryepleq dhe një të mitur.
47 persona, mes të cilëve 6 policë janë nën akuzë në kuadër të operacionit “Hapësira” që u zhvillua për rreth 6 muaj në fshatrat e jugut.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!