Do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që do të vendosë për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas dy përpjekjeve të parealizuara në 2009 dhe 2018, Kryeministri Rama dhe Ministri Jashtëm grek, Nikos Dendias, lajmëruan pas takimit që zhvilluan në Tiranë, se kanë rënë dakord që mos të ketë me proces negociatash, por t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.
“Kemi rënë dakord që çështjen e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohet drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “i” në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”.
I vendosur shumë herë në syrin e ciklonit për shkak të qëndrimeve të mbajtur në raport me Greqinë, Rama u ktheu përgjigje edhe atyre që e kanë akuzuar në emër të patriotizmit, sa me fjalë ashtu edhe me simbolikën e kravatës me simbolet e flamurit kombëtar, që mbante edhe një yll pesëcepësh.
“Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”.
Ligji i luftës, një tjetër çështje të mbetur pezull, Ministri Dendias premton se do të hiqesh shumë shpejt.
Për të gjitha çështjet e tjera që kërkojnë diskutime siç është njohja e pensioneve për emigrantët shqiptare në Greqi, Rama dhe Dendias premtojnë mbajtjen e përbashkët të një mbledhje qeverie.
Rama ishte falenderues dhe për mbështetjen që Greqi ka dhënë për procesin e integrimit europian duke mos u ndikuar asnjëherë sipas tij nga tensionet e herëpashershëm që mund të kenë patur marrëdhëniet dy palëshe.
Pavarësisht se ishte në Tiranë, kryediplomati grek nuk hezitoi të flas dhe për marrëdhëniet kritike me Turqinë, Kryeministri shqiptar, i cili nuk e fsheh asnjëherë miqësinë që ka me Presidentin Erdogan, duket se i dha një përgjigje Dendias, kur veç falenderimeve në greqisht foli dhe në gjuhën e Erdoganit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!