Një defekt teknik në avionin e kompanisë “Albawings” është bërë shkak që fluturimi i orës 7 e 30 të mëngjesit nga Tirana drejt Firences të anulohet. Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që udhëtarët ishin sistemuar në bord dhe avioni po ngrihej nga toka.
Pasagjerët të përfshirë nga paniku kanë shpërndarë këtë video në media. Ata treguan se piloti ka kërkuar zbrazjen e avionit dhe pasi kanë zbritur kanë parë tym poshtë motorit.
ABC News pyeti për ngjarjen pranë kompanisë së fluturimeve “Albawings”. Zyrtarët e saj shpjeguan se pak pas nisjes piloti ka qenë i detyruar të frenojë me shpejtësi pasi monitori i drejtimit e paralajmëronte për defekt.
Moment ky që ka alarmuar udhëtarët. Kompania thotë se udhëtimi i anuluar do të realizohet mëngjesin e të martës me një tjetër avion. Ndërkohë që pasagjerët do të kompensohen nga kompania me një biletë shtesë./abcnews.al
Ещё видео!