Procesi i vaksinimit në Shqipër po ecën me ritme të larta, ndërkohë që në disa raste janë shfaqur efekte anësore. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe zv.ministra Eugena Tomini, e cila dha detaje, se cilat vaksina kanë dhënë shqetësime për qytetarët.
“Kemi një sistem të ngritur për aksionet dhe ngjarjet që shfaqen pas injektimit të vaksinimit. Kemi patur efekte përkundrejt Pfizer, AstraZenica, me gjendje debulese, dhimbje të vendit të injektimit apo ngritje të krahut pak. Janë efekte anësore minimale, që janë të vendosura edhe në letrat që vijnë me vaksinat. Por kryesisht nuk kemi pasur efekte të rënda, e kjo është e vërtetuar edhe nga ekspertët”
Duke folur pë numrin e vaksinimeve, Tomini tha se janë shtuar grupet që po marrin vaksinën anticovid.
“Aktualisht kemi 70+ të ndara nëngrupe, ndërkohë që kemi nisur me rend zbritës. Prurjet e vaksinave kanë kaluar parashikimet tona, tani do të vijnë 100 mijë doza të sinovaks. Drejt fundjavës të kemi një zbritje të grupmoshës, 65-69 vjeç, pa dallim, me sëmundje shoqëruese apo jo”.
Ndërsa duke folur për planin strategjik për pranverën e ardhshme, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se “është plani për imunizimin e popullatës, duke përjashtuar ata nën 18 vjeç”.
“Deri në maj të kemi gjysmë milioni të vaksinuar, e kështu të nisë edhe në muajt në vijim. Në varësi të vaksinës, varet edhe mbyllja e kalendarit të plotë të personit që e ka bërë vaksinën”
Tomimi siguroi që çdo person do marrë të dyja dozat e vaksinës, për t’u konsideruar një person i imunuzuar plotësisht.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EugenaTomini#Vaksinat#TopChannel
Ещё видео!