Në Tetor 2024 do të bëhet nisja për në Evropë, një nga hënat e Jupiterit. Ky është planifikimi i Agjensisë Hapësinore Amerikane, për nisjen e misionit në kërkim të jetës në hapësirë. Evropa, një nga satelitët natyrorë të planetit Jupiter fsheh nën akujt një oqean me ujë të ngrohtë dhe të kripur.
Sipas kërkuesve, ky mjedis mund të fshehë forma jete, qofshin këto të kaluara apo edhe prezente edhe në këtë kohë. Nisja mendohet se do të kryhet më një raketë private, pasi aktuali i Nasës Space Lounch System është i projektuar për programin e ri amerikan hënor.
Mund të jetë sisitemi i Space X Falcon Heavy i Elon Musk që do të përdoret për të çuar në hapësirë raketën kozmike, ndërkohë që parashikohet që udhëtimi të zgjasë 5 vite e gjysëm. Sonda hapësinore gjithashtu mund të kryejë rreth 45 fluturime mbi Evropën në një distancë të afërt prej 25 km. Kjo do të shërbejë për kryerjen e fotografive me rezolucion shumë të lartë, që do të shërbejnë për studimin e sipërfaqes së akullt, por edhe përbërjen e brendshme që fsheh një oqean me ujë.
Klan News
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
#KlanNews#KlanNewsLajme
Ещё видео!