#oranews #foshnjenevaligje #korce #femijaivdekurnekorce #korce #nenakorce
Fëmija i gjetur i vdekur dhe i mbyllur në një valixhe dhe lënë në një dollap në banesën e një 40 vjecareje me probleme të shëndetit mendor në Korcë ka qenë i formuar plotësisht.
Mjekët kanë arritur në përfundimin se foshnja nuk është abortuar, ndërsa grupi hetimor kërkon përgjigje nësë bëhet fjalë për lindje të parakohëshme dhe nësë ka qenë i gjallë apo i vdekur.
Ajo çka dihet deri tani është se gruaja në fillim të prillit është trajtuar për anemi të theksuar në Spitalin e Korcës, ku është dërguar nga vetë bashkëshorti. Sipas ekspertëve kjo argumentohet me hemoragjinë që 40 vjeçarja ka pasur gjatë lindjes, çka i vënë edhe jetën në rrezik.
Vizita në spital është e regjistruar dhe tregon se trupi është mbajtur për më shumë se një muaj në dollap së saj deri në zbulimin e historisë të martën (2 maj 2022)
Ndërsa në Shtëpinë e lindjes në Korçë pranohet se gruaja që jetonte bashkë me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autizmit nuk ka bërë asnjë vizitë aty prej muajit Janar.
Vetë 40 vjecarja nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatëzanisë së saj dhe asaj cka ka ndodhur brenda banesës
Në tentativat për ta marrë në pyetje ajo mësohet se flet për vetën në Vetën e Tretë.
Ndërsa bashkëshorti i saj që denoncoi rastin mësohet se ka dëshmi kontradiktore dhe dyshime se nuk është ai babai i foshnjes, pasi pretendon se pranë familjes kishte qenë 5 muaj më herët.
Në këto kushte grupi hetimor pas dëshmive të familjeve dhe fqinjëve të 40 vjeçares pret ekpsertizën ligjore për të arritur në përfundime për ngjarjen.
Ndaj për të zbardhur pikëpyetjet e ngritura pas zbulimit të rastit shokues, mostrat e trupit janë sjellë për ekspertizë të thelluar pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Gruaja ndërkohë mësohet se dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit në gjendje që cilësohet e rënduar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!