Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të situatës në Kosovë. Ai tha se do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit të urdhërojë KFOR-in që - bazuar në detyrimet e Rezolutës 12 44 - të parandalojë çdo veprim të mëtejshëm nga strukturat e sigurisë të Kosovës, që "kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë", për të kryer "çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura".Vuçiç tha se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një "aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik" të serbëve, i cili është "mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”. Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”. Në këtë kontekst, ai komentoi edhe deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns, se armët nga Serbia në Kosovë po kontrabandohen me automjete emergjente dhe se ato “magazinohen” në objektet e Kishës Ortodokse Serbe. Vuçiç tha madje se Kearns është “lobuese” për Kosovën. “Ne po bëjmë një hetim ndaj jush, për të parë se kush po ju paguan”, tha ai. Presidenti serb njoftoi se javën e ardhshme po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një vendimi për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme “sepse interesi jetik kombëtar i Serbisë është i kërcënuar”. Ai tha se duhet bërë cdo përgatitje për të përballuar një agresion të mundshëm ndaj Serbisë. “Serbia nuk po përgatitet për asnjë luftë, por është e gatshme të shpëtojë jetën e njerëzve të saj”, tha Vuçiç. Ai shytoi po ashtu se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste. “Ne do të marrim vendime në mënyrë të përgjegjshme dhe në 14 ditët e ardhshme do t'i informojmë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Vuçiç.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Kosova
Ещё видео!