Donald Trump është shpallur nga Revista Time “Personi i Vitit 2024 ”. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, i cili më parë fitoi titullin në vitin 2016, mundi Zëvendës Presidenten Kamala Harris, Princeshën e Uellsit Katerina, kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu; presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum, miliarderin Elon Musk.
“Për arritjen e një rikthimi të përmasave historike, për nxitjen e një riorganizimi politik, për riformësimin e presidencës amerikane dhe ndryshimin e rolit të Amerikës në botë, Donald Trump është personi i vitit 2024,” redaktori i TIME, Sam Jacobs në një letër drejtuar lexuesve.
Presidenti i zgjedhur republikan ndërtoi pasurinë e tij si investitor i pasurive të paluajtshme në Nju Jork përpara se të hynte në politikë. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai e mati suksesin e tij pjesërisht me fuqinë e tregut të aksioneve.
Trump do të jetë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA, në detyrë për herë të dytë në moshën 78 vjeç. Kur Joe Biden filloi mandatin e tij në 2021, ai ishte 78 vjeç e dy muaj.
Ai do të jetë gjithashtu "presidenti i parë i dënuar", tha Time, duke iu referuar dënimit të tij për falsifikimin e të dhënave të biznesit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!