Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas takimit kokë më kokë për 90 minuta janë zhvendosur në zyrat përkatëse për të takuar grupin e të besuarve të tyre për t'u konsultuar për situatën politike pas propozimeve të kreut të LSI.
Në Kryeministri Rama është në takim me bashkëpunëtorët e ngushtë, Veliaj, Tahiri dhe me kryetarin e grupit të PS, Gramoz Ruçi.
Ndërsa përballë në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i LSI me Petrit Vasilin.
Në qendër të diskutimeve të dy palëve është propozimi i Metës për zgjidhjen e krizës politike.
E ndërsa palët po diskutojnë me të besuarit e tyre, Basha u shpreh nga çadra se do të merrte pjesë në çdo dialog politik me standarde europiane, por me kushtin që të mos kthehet në pazar politik.
Ещё видео!