Detaje të reja mësohen nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Kombinatit, në Tiranë që raportuam pak kohë më parë. Kështu, burime për Klan News bëjnë të ditur se 60-vjeçari Murteza Lika dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një efektiv i FNSH. Sipas të njëjtave burime, ai është identifikuar si Lutfi Gjyli dhe është arrestuar nga policia. Efektivi, sipas policisë, ishte në gjendje të dehur.
60-vjeçari u plagos gjatë orëve të mbrëmjes. Ai shkoi në spital me plagë në këmbë, pa probleme për jetën. Sa i përket motivive, ato momentalisht nuk janë të njohura. Paraprakisht u raportua se i plagosuri dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se: Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, tha policia në një informacion për ngjarjen.
#fnsh #kombinat
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!