#ArianNdoja #RrumiShijakut
Mbi 3 vjet nga atentati ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe shoferit të ish-prokurorit, Andi Maloku, i cili mbeti i vrarë, Prokuroria e Posaçme thotë se ka mundur të hedhë dritë përfundimisht mbi ngjarjen.
Më anë të një njoftimi zyrtar, SPAK bëri të ditur se atentati në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal.
Në rolin e qitësit, SPAK thotë ishte shtetasi Redjan Rraja, ADN e të cilit u gjet në sendet e sekuestruara në këtë makinë të përdorur në atentat dhe të braktisur në Shkafanë të Ishmit, si dhe shtetasi tjetër Arjol Halilaj. Të dy janë të arrestuar dhe po gjykohen.
Hetimet nxorën në dritë se në organizimin dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 5 prej të cilëve janë arrestuar në një operacion të SPAK dhe policisë, siç duket në këto pamje, mes tyre personazhe të njohur për policinë.
Të arrestuarit, sipas SPAK, jane Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.
4 persona të tjerë, Plaurent Dervishaj si një nga organizatorët, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe një shtetas me inicialet A.SH, gjithashtu sipas SPAK, kanë marr pjesë në të gjithë planin para dhe pas ngjarjes së 1 Nëntorit 2019.
SPAK e hetoi çështjen në një procedim të veçuar nga ai i Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt dhe thotë se ka siguruar prova që këta persona janë të përfshirë në atentat nëpërmjet përgjimeve dhe bashkëpunimit me persona të tjerë nën hetim.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK, në 11 banesa u ushtruan kontrolle dhe sekuestruan armë, jelekë antiplumb dhe 50 kontrata shit-blerje pronash.
Për shkak se 4 personat e shpallur në kërkim, sipas SPAK janë jashtë vendit është bashkëpunuar me autoritete e huaja me qëllim arrestimin dhe po punohet për ekstradimin e tyre. Gjithashtu, SPAK gjatë këtyre hetimeve ka bashkëpunuar edhe me autoritetet franceze, për tërheqjen e disa akteve, për të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk janë bërë të njohura. SPAK po ashtu nuk bën të ditur se kush ka qenë shënjestra e atentatit dhe as motivin e tij.
Të arrestuar:
Bashkim Haxhija
Marsel Decka
Endrit Sinani
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
Juljan Pjetri
Në kërkim:
Plarent Dervishaj
Julian Meçaj
Ramazan Rraja
A.SH. (alias D. Sh)
Sendet e sekuestruara
1 armë gjahu
1 jelek antiplumb
2 jelekë shpëtimi
Dylbi me rreze të largët
5 automjete
4 milionë lekë
6 aparate celulare
50 kontrata shit-blerjeje pronash
Dokumente
11 ora dore të markave të shtrenjta
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!