Agresioni rus ndaj Ukrainës ka vënë në pikëpyetje sigurinë e shumë vendeve të cilat nuk janë anëtare të NATO-s. Kjo më së shumti ndihet në Ballkan, ku rreziku i një konflikti është edhe më prezent.
Nga Turqia ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan, presidentja Vjosa Osmani e ka konsideruar anëtarësimin në NATO si një çështje imediate, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bosnje-Hercegovinën.
“NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”.
I të njëjtit mendim është edhe kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili thotë se Kosova duhet të shfrytëzojë momentin.
“Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë”.
Kreu i LDK-së thekson se anëtarësimi në NATO duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e Kosovës dhe e aleatëve ndërkombëtarë, të cilat sipas tij duhet të përshpejtojnë anëtarësimin si proces i natyrshëm i sigurisë Evropiane.
Tv Klan
#Kosove #VjosaOsmani #NATO
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!