#reportTV #lajmeshqip #lajme
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të DASH për të futur ish-kryeministrin Sali Berisha në listën e zezë.
Basha ka mbështetur qëndrimin e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një reagim më herët, theksonte se vendimi është marrë pa asnjë bazë konkrete, ndërkohë që bën thirrje që të bëhet transparencë e plotë mbi çdo fakt e dokument.
Duke shprehur keqardhjen për vendimin, Basha thekson se Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit. Basha po ashtu nënvizon se ky vendim nuk cënon marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu i PD shton më tej, se konsideron SHBA-në aleat strategjik të rëndësishëm për Shqipërinë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Basha e përmbyll shkrimin duke theksuar se Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Ещё видео!