Policia identifikuar tre shtetasit gjeorgjianë, të cilët përmes mashtrimit i morën pronarit të një pike karburanti në Shkodër një shumë prej 140.000 euro.
Raportohet se autori kryesor i vjedhjes, 40-vjeçari Kakha Joua, është kapur në aeroportin e Stambollit nga policia Turke dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet me vete një shumë prej 7500 euro.
40-vjeçari mësohet se po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë dhe është deportuar në Rinas mesditën e sotme.
Ndërkohë është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë me iniciale G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim dhe po punohet me homologët për kapjen e tyre.
Tre gjeorgjianët dyshohet se më 9 Gusht 2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit me iniciale E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.
Vox News, çfarë fshihet pas lajmit?
Kjo media është një përpjekje e disa gazetarëve profesionistë, për të parë përtej lajmit. Ne jemi krijuar vetëm për interesin publik, në shërbim të vendit dhe të demokracisë. Ne do të shkruajmë për çdo fenomen, do të denoncojmë çdo të zyrtarë të korruptuar, do të sjellim investigime që nuk i keni lexuar në asnjë vend.
Vox News, për ta parë të vërtetën ashtu siç është, jo siç hiqen ta shesin!
Ещё видео!