stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë e plotë: [ Ссылка ]
Cështjet e divorcit dhe kujdestarisës së fëmijëve, kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima. Kamera e “Stop” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një cifti në proces divorci përfshin edhe policët, deri në gjakosje.
****
Emisioni “STOP” sot transmetoi historinë e dhimbshme të një babai të divorcuar në Vlorë, i cili pasi u diagnostikua me HIV AIDS, bashkëshortja e tij e ndau dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor nuk e la ta shihte më vajzën, megjithëse vendimi i gjykatës e detyron ta bëjë këtë.
Antoneta e ka çuar çështjen në Apel dhe mban vetë urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor, që vajza nuk rrezikon.
Avokati i denoncuesit kërkon në dyert e gjykatës një dublikatë të vendimit, në mënyrë që klienti i tij të mund të shohë të bijën.
Emisioni ”STOP” iu drejtua mjekut infeksionist, Genti Stroni, i cili shpjegoi se për vajzën nuk ka rrezik infektimi, për shkak të specifikës së përhapjes së virusit HIV.
“Unë kam qenë i martuar prej 8 vitesh dhe kemi fatur një fëmijë, një vajzë. Prishja e kësaj martese ka filluar që kur unë u sëmura me 4 diagnoza, polineurit, kronikë aktive, dyshohej madje edhe për tumor dhe sëmundje infektive HIV AIDS.
Pasi bashkëshortja ime mësoi që isha i infektuar me sëmundjen HIV AIDS, mori vajzën 2 vjeçe. Kam gati 3 vjet e 9 muaj pa e parë me sy vajzën time. Nga momenti që nuk mund të rimëkëmbnim martesën tonë, i drejtohem gjykatës.”
Më datë 24.12.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosi zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijës për rritje dhe edukim nga nëna, si dhe përcaktimin e të drejtës së takimit të babait me fëmijën çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, vetëm në prezencë të nënës dhe nën mbikqyrjen dhe kujdesin e saj.
Denoncuesi tregon se ish – bashkëshortja e tij e ankimoi vendimin dhe e çoi në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ndaj ajo vendosi që të “mbajë peng” urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se vajza nuk rrezikon të infektohet nga i ati.
Ai tregon se specialistët, të cilët janë marrë me këtë çështje, kanë konfirmuar se nuk përbën rrezik publik.
“Unë nuk e di ku është dhe si është vajza ime. Për këtë iu drejtova emisionit “STOP”. Nga ish – bashkëshortja ime duhet të pres që vajza ime të mbushë 18 vjeç që të vendosë ajo vetë. Mua më janë hequr të gjitha të drejtat!”, përmbyll babai që kërkon vetëm të takojë vajzën e tij.
Gazetarja e emisionit “STOP” ka komunikuar me avokatin mbrojtës, i cili tha se ka bërë kërkesë në gjykatë për dublikat të urdhrit të ekzekutimit, por ia kanë rrëzuar dy herë.
Avokati i ish – bashkëshortes, Skënder Mustafaraj shprehet se nuk ka informacion se çfarë ka bërë klientja e tij me urdhrin e ekzekutimit.
“Klientja duhet të zbatojë vendimin e gjykatës! Pavarësisht nga gjykimi që i ka bërë gjykata, ajo pretendon se fëmija rrezikohet nga kontakti me babain. I padituri ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë lëshimin e një dublikati të urdhrit të ekzekutimit”, tha avokati Mustafaraj.
Gazetarja iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për të marrë informacion se përse është rrëzuar dy herë kërkesa e babait të vajzës për dublikat të urdhrit të ekzekutimit.
Kancelarja – Ky është vendimi i Gjykatës i printuar nga sistemi, ku gjeni dhe arsyetimin e rrëzimit të kërkesës.
Gazetarja – Në momentin që një vendim gjykate, titulli ekzekutiv mbahet peng nga paditësi, juve si institucion, domethënë, duke qenë përpara këtij fakti, me dy kërkesa të tilla, nuk mund t’i jepni dublikatën palës tjetër?
Kancelarja – Ligji parashikon që urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm me një kopje, të cilën e ka tërhequr pala paditëse. Pastaj palës i ka lindur e drejta për të bërë kërkesë për dublikantin. Nëse është e drejtë apo jo, këtë e drejton gjyqtari, që ka dhënë edhe vendimin.
Ndaj gazetarja shkon në fshatin Sevaster për të pyetur ish – bashkëshorten e denoncuesit se përse po “mban peng” urdhrin ekzekutiv të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nuk e depoziton në Përmbarim.
Antoneta – Jo, unë nuk mbaj peng asnjë gjë.
Gazetarja – Çfarë raporti mjekësor i kërkoni ju …
Antoneta – Siguria për fëmijën tim, sigurinë mjekësore të fëmijës.
Gazetarja – Ju keni informacion se cilat janë mënyrat sesi transmetohet SIDA?
Antoneta – I di të gjitha informacionet se ti mund të kesh atë (mikrofonin), po unë mund të di...
Ещё видео!