Publikimi i amendamenteve ligjore për pastërtinë e figurës së zyrtarëve shtetëror nuk e ka shqetësuar Ilir Metën.
Edhe pse ligji u përgatit pas daljes së emrit të tij në arkivën e autoritetit te dosjeve, ashtu si shprehja e tij e preferuar “Me qetësi dhe dashuri”, Ilir Meta e priti qetësisht por pa dashuri nismën që synon ti jap fund karrierës së tij politike.
“E dinë të gjithë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të Kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë. Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Absolutisht ne do i japim gjithë kënaqësinë për çdo ligj që ai do bëjë kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës kundër kujtdo qe është në opozitë të vërtet. Ne do ja fusim atje ku i shijon më shumë”, tha Meta në një konferencë për mediat në seli.
Sfidës së Edi Ramës për politikanët që kanë qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit, Ilir Meta iu kundërpërgjigj me një paralajmërim me tone kërcënuese.
“Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak. Kemi denoncuar shumë afera ku Rama është i përfshirë personalisht. Këtyre parullave që le të denoncojnë këta, ne i dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë, dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana dhe e dimë ku përfunduan. Ky edhe më keq do e ketë fundin e vet”, -shtoi Meta.
Lufta me Edi Ramën e ka bërë të domosdoshëm një bashkëpunim politik dhe elektoral me Sali Berishën, ku Iir Meta shprehu parimsht dakortësi që kandidatet për zgjedhjet lokale të zgjidhen përmes primareve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#Berisha#TopChannelNews
Ещё видео!