Një rast I mosdeklarimit të të hollave në kufi është zbuluar në Portin e Durrësit, ku është proceduar penalisht drejtuesi I një furgoni me inicialet F.V.
Bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora, i cili fshehu në furgonin që drejtonte, 16 670 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre ndërsa hyri në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
48-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa iu sekuestrua shuma e parave.
Punonjësit e Policisë Kufitare kanë pasur dyshime ndaj drejtuesit të urgonit dhe e kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën të fshehura në automjet dhe sekuestruan 16 670 euro, të padeklaruara nga drejtuesi 48-vjeçar i mjetit.
Rasti u referua në prokurori për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Durrës#TopChannel
Ещё видео!