#saliberisha #pd #demokrate #kandidate
Sali Berisha shpalosi qëllimin për të garuar për kreun e Partisë Demokratike dhe tha se nuk shqetësohet nëse i del apo jo ndonjë kandidat përballë. Sipas tij, lidershipin e kësaj partie tashmë e vendosin vetëm anëtarët e saj.
“Unë paraqitem për të kërkuar dhe fituar votën dhe besimin e anëtarëve të PD. Se çfarë vendimi do të marrin të tjerët për të kandiduar apo jo, ajo s’ka lidhje me mua, është vendim personal i gjithsecilit, i pavarur nga unë.”
Berisha komentoi edhe mungesën e deputetëve në Kuvendin e 30 prillit, teksa theksoi se ata vijojnë ta kenë vendin në Partinë Demokratike, por nuk mund t'i imponohen asaj me asnjë lloj platforme.
“Në Kuvend mungonin një numër i caktuar deputetësh të Partisë Demokratike. Përsëri vendi i tyre është në PD dhe ata janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që 1-2 deputetë, por edhe askush të mund të mbajë peng me platformat të marra në zyrat e qeverisë një forcë politike opozitare.”
Zyrtarisht gara për kreun e ri të PD u hap këtë të martë dhe brenda 7 majit kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!