Një 40-vjeçar i kërkuar nga Italia për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik droge në sasi të mëdha është arrestuar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj.
Policia thotë se emri i të arrestuarit është Besnik Çapja, por ai përdorte edhe emrat Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti. I arrestuar është lindur në Elbasan dhe banues në Elbasan, dhe vjen nga një fis i përfolur për aktivitete të paligjshme.
Çapja u arrestua në një pikë lloto - sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" të Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali me 28 nëntor 2017.
Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, më 1 qershor të këtij viti e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrje në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjatë periudhës qershor 2011 deri në nëntor 2011, në Torino, Santena, Çapja ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë./tvklan.al
Ещё видео!